Leonardo Bonucci, lojtari i cili u largua nga Juventusi në drejtim të AC Milan në sezonin e kaluar, ka thënë se ishte me fat që nuk ishte prezent në fushë në momentin kur gjyqtari akordoi penallti për Real Madridin në minutën e fundit ndaj Juventusit.
”Nëse duhet t’a falënderoj zotin që nuk isha aty në momentin e penalltisë, do t’a bëja atë.”, thotë Bonucci i cili luajti për 7 vite tek Zonja e Vjetër.
”Mendoj se nuk do të mund t’i kontrolloja ndenjat e mia në ato momente.”, shtoi ai rreth penalltisë që e eliminoi ish klubin e tij.
Ndërsa sa i përket Gigi Buffon ai tha: ‘‘Gigi është portjeri më i mirë në historinë e futbollit.”