”Kam ardhur në Real Madrid për të qëndruar.”. Me këtë bindje në fjalët pas debutimit ishte Asensio. Ishte në Munich, në Allianz Arena, më 4 gusht 2015 në një ndeshje miqësore në Audi CUP. Por rritja e tij si futbollist ishte në sezonin e kaluar në të njejtën fazë. Në ndeshjen cerekfinale të Championsit, u inkuadrua në minutën e 60’të dhe bëri revolucion në ekipin e Zidane.
Spanjolli kontriboi në Allianz Arena qysh në ndeshjen e parë, ku i dhuroi asistimit Cristianos për 1-2 pas vetëm 17 minutave në fushë. Një javë më vonë, Asensio shënoi ndaj Bayernit në Bernabeu për rezultatin 4-2. Një vrapim prej 40 metrave për të dribluar Hummels para se të mposhte Neuer.
Në Bayern ata e njohin dhe duket se kanë frikë prej tij. Fjalë të mira për të ka Javi Martines: ‘‘Marco është futbollisti i ri më i mirë në botë dhe në vitet e ardhshme mund të jetë më i miri, varet nga ai.”
Tani Asensio rikthehet të përballet me Bayernin pas ishte një pikë kryesore ndaj PSG-së, dhe nëse shënon do të shtonte llogarinë e tij të golave në Madrid. Deri më tani ka shënuar 10 gola, aq sa kishte bërë në sezonin e parë në Madrid.