Odriozola, Sessegnon, Can dhe Guedes janë 4 lojtarët të cilët Real Madridi po i përcjellë dhe po planifikon t`i transferojë në Santiago Bernabeu merkaton e ardhshme, raporton gazeta spanjolle EB.
Odriozola. Emri i tij u përfol shumë në merkaton e kaluar për një transferim te klubi Madrilen. Mbrojtësi i djahthtë spanjoll do të ishte zëvëndësues i Dani Carvajal. Cmimi i tij mund të shkojë deri në 40 milionë euro. Është vetëm 22 vjeçar.
Sessegnon është një tjetër mbrojtës i cili mund të transferohet merkaton e verës në Bernabeu. Ndryshe nga Odriozola, anglezi luan në krahun e majtë të mbrojtes. Këtë sezon me Fulhamin, Sessegnon ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar 6 asistime. Për 17 vjeçarin përveç Madrilenëve të interesuar për shërbimet e tij janë edhe Man Utd e PSG. Cmimi për blerjen e kartonit të tij shkon nga 40 deri në 50 milionë euro.
24 vjeçari, Emre Can vendosi të mos e zgjasë kontratën e tij me Liverpoolin dhe pritet të largohet nga Anfield me koston zero. Këtë situatë të tij po e monitoron Real Madridi për shkak se te gjermani shohin zëvëndësuesin ideal të Casemiros.
Lojtari i PSG i huazuar tek Valencia, Guedes është emri tjetër në listën e lojtarëve të cilët Real Madridi po i vëzhgon nga afër. Sipas medieve francez çmimi i tij kap vlerën e 40 milionë eurove.
Merkatoja verore në Kampionat spanjoll hapet më 1 qershor, ndërsa mbyllet me datën 31 gusht.