Luka Modric është impresionuar nga Zlatan Ibrahimovic dhe përshtatja e tij e shpejtë në MLS të SHBA-së.
Kroati në një intervistë për SVT Sport nuk ka anashkaluar mundësinë që një ditë të luajë në MLS por e ka bërë të qartë dëshirën e tij që të penzionohet në Madrid.
”Ibrahimovic ka qenë një lojtar i madh në Europë në 10 apo 20 vitet e fundit. Do të doja që ai të luante futboll më gjatë, t’a shikoj atë, t’i shikojë magjitë e tij që i ka bërë në vitet e kaluara.”, thotë Modric i cili po luan sezonin e 6’të në Real Madrid.
Se a i shikon ndeshjet e MLS-së ai u përgjigj: ”Eshtë e vështirë (për shkak të zonave kohore). Nganjëherë i shikoj ndeshjet kur janë herët në Europë.”
Në fund 32 vjecari nuk e la të hapur mundësinë që një ditë të luaj së bashku me Ibran në MLS: ”Nuk e dini kurrë se cfarë ndodh. Unë kam edhe dy vite në kontratën time me klubin. Jam i lumtur. Gjithmonë e kam thënë që dua të përfundoj karrierën në Madrid nëse është e mundur. Por, nëse jo, ndoshta mund ta shoh veten duke luajtur në MLS.”