Vetëm disa muaj më parë, e ardhmja e Cristianos dukej larg, larg nga Madridi, por tani situata ka ndryshuar totalisht gjatë javëve të fundit. Klubi e ka njoftuar Cristiano për planifikimin e rishikimit dhe përmirësimit të kontratës së tij dhe të respektojnë premtimit që Florentino Perez e kishte dhënë pas finales së Cardiffit. Drejtori gjeneral, Jose Angel Sanchez, e ka informuar Cristianon se klubi ka vendosur t’a shpërblejë atë për performancat e tij me një rritje të pagës para se të fillojë botërori Rusia 2018.
Tani, detajet se sa saktësisht do të ketë pagën e re Cristiano nuk janë disktuar por lojtari është i bindur të shoh propozimin me një anë pozitive. Idea është që kontrate e re të nënshkruhet përpara se të fillojë botërori i këtij viti.
Burime të afërta me klubin raportojnë se Cristiano mund të ketë një rritje nga 21 milionë euro në 30 milionë me 2 milionë euro bonuse. Kjo kontratë do t’a dërgonte afër Neymarit që përfiton 35 milionë euro te PSG dhe prej të cilave 7 milionë euro janë bonuse. Por, do të ishte ende larg kontratë që Messi ka te Barcelona dhe që përfiton 45 milionë euro në vit. Kontratën aktuale e Cristianos nuk do të ketë ndryshime dhe do të vazhdojë, si më parë, deri në qershor të vitit 2021.