Kapiteni Ramos ka qenë i pranishëm në Sevilla në një eveniment në Plaza de La Maestranza dhe ka dhënë një intervistë në lidhje me ndeshjen e së mërkurës ndaj Bayern Munich në gjysmëfinale të Champions League.
”Do të luajmë të gjithë të mërkurën. Kemi mundësinë për tjetër finale dhe të mbrojmë titullin. Arrijmë në një moment të mirë dhe shpresojmë se mund t’a shijojmë një tjetër finale Championsi. Kemi luajtur kundër ekipeve më të forta, por më mirë para finales.”, tha kapiteni rreth gjysmëfinales së Champions League.
Sa i përket rivalit ai shtoi: ”Bayerni është një rival madhështor që e njohim shumë mirë. Mund të jetë një vit historik jo vetëm në Champions League por gjithashtu edhe në Botërorin ‘Rusia 2018’, kemi ekip dhe kombëtare për këtë.”