Ish trajneri Madrilen, Vicente del Bosque, e konsideron ish ekipin e tij si favorit për të fituar Champions League përsëri këtë sezon dhe të tretin radhazi.
Në një intervistë për AS ai diskutoi ndeshjen gjysmëfinale ndaj Bayernit dhe mundësinë që ka ekipi Madrilen për t’u shpallur kampion i Europës.
”Mendoj se Real Madridi është favorit për të mposhtur Bayernin dhe për të fituar Champions League, ka ekipin më të mirë, edhe pse në futboll mund të ndodhë gjithcka.”, thotë Del Bosque.
Gjithashtu ai u pyet edhe për finalen e Copa del Rey që do të luhet nesër mes Barcelonës dhe Sevillas: ”Shpresoj që nesër të jetë gjithcka mirë. Duhet të jemi të bashkuar rreth futbollit pasi futbolli gjithmonë ka qenë një faktor i rëndësishëm për të gjithë.”