Bayern. Bayern. Bayern. Për një kohë të gjatë, pothuajse një javë para se të zhvillohet ndeshja mes ekipit Gjerman dhe Real Madridit në gjysmëfinale të Champions League, nuk flitet për asgjë tjetër në Valdebebas. Ndeshjet e La Ligas kanë qenë asgjë më shumë se përfundim i xhirove të planifikuara por tani Real Madridi luan për ndeshjen e sezonit. Vizita në Allianz Arena është shënuar me ngjyrë të kuqe në kalendarin e ekipit Madrilen. Zidane dhe ekipi i tij kanë projektuar një plan të detajuar të punës në mënyrë që të përgatiten për përballjen e dyfishtë ndaj ekipit Bavarez.
Fundjavë pa ndeshje në La Liga
Kalendari ka shpëtuar Real Madridin para një ndeshje të rëndësishme. Fakti që nesër do të luhet finalja e Copa del Rey ndërmjet rivalit që ekipi kishte ndeshjen këtë xhiro (Sevillas) kundër Barcelonës, i ka dhuruar ekipit pushim këtë javë, të cilët do të përgatisin ndeshjen ndaj kampionit të Bundesligas dhe finalistit të kupës së Gjermanisë.
Seancë rikuperuese
Plani i Bayernit filloi dje me një seancë rikuperuese për titullarët që ishin ndaj Bilbaos. Zidane i stërviti titullarët me një intensitet të ulët në të cilin vetëm ata që nuk luajnë të mërkurën punuan më shumë. Një ditë më e lehtë në stërvitje për të pëlqyerit e Zidane pasi shumica që startuan ndaj Bilbaos të mërkurën, do të startojnë ndaj Bayernit në Allianz Arena.
Sot, pushim
Për ditën e sotme nuk kishte stërvitje të planifikuar në Valdebebas. Në parim, vetëm Nacho ishte në qëndrën stërvitore për të vazhduar me rikuperimin e tij. Për pjesën tjetër të ekipit kishte pushim me familjet e tyre. Kohë e lirë dhe relaksim me familjen dhe miqtë e tyre para një zhytje në përgatitjen për ndeshjen kundër ekipit të Jupp Heynckes, që luan nesër ndaj Hannoverit një ndeshje të parëndësishme në Bundesliga.
Tri stërvitje në Madrid
Të shtunën (nesër) fillon faza kryesore e përgatitjes për gjysmëfinalen e Champions League. Eshtë dita kur ekipi rikthehet në punë dhe do të jetë një seancë stërvitore me intensitet të lartë me objektivin e vetëm në Europë. Zidane do të përsërit të njejtën të dielën dhe të hënën. Nuk do të ketë arsye për fundjavë për ekipin Madrilen.
Të martën, nisja në Munich
Ekspedita Madrilen do të udhëtojë në Munich të martën, më 24 prill. Fluturimi do të jetë nga aeroporti Barajas në ora 10:30 të mëngjesit dhe arritja në tokën gjermane do të jetë rreth orës 12:30. Të gjithë lojtarët do të udhëtojnë, sic ndodhi në udhëtimet ndaj PSG-së dhe Juventusit. Këtu përfshihen edhe të dëmtuarit (vetëm Nacho). Deri në orën 13:00, është planifikuar vendosja në hotelin Hilton Park, që është gjysmë ore larg aeroportit të Munichut dhe pak më shumë se 10km nga stadiumi Allianz Arena.
Rutina e Championsit
Një herë në Munich, rutina do të jetë e zakonshme në këtë lloj udhëtimi. Të martën, Zidane në orën 18:30 së bashku me një lojtar do të japin një konferencë për shtyp para ndeshjes. Gjysmë ore pas intervistës do të fillojë seanca e fundit stërvitore e ekipit në Allianz Arena, një stadium që ekipi e njeh shumë mirë. Këtu kanë luajtur (fituan) dhe në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Champions League 2013/14 (0-4) dhe në cerekfinale të sezonit të kaluar 2016/17 (1-2)
Në total, mes të shtunës, ditës së parë të stërvitjes, dhe të mërkurës, ditës së ndeshjes, ekipi Madrilen do të ketë 120 orë përgatitje për ndeshjen që vendos fatin e tyre në Europë këtë sezon. 120 orë për t’u përballur me ndeshjen më të rëndësishme të ekipit që nga finalja e Cardiffit në sezonin e kaluar. Ajo e Kievit tani është ëndërra e madhe e lojtarëve Madrilen.