Robert Lewandowski dëshiron të luaj në Real Madrid dhe tashmë bashkëlojtarët e dinë dëshirën e polakut. Kjo është ajo që Sport Bild raportoi gjatë ditës së sotme, gjë që sigurin se ndryshimi i agjentit të lojtarit i bindet këtij vendimi për të provuar një transferim në klubin Madrilen.
Dy muaj më parë, sulmuesi kryesor i Bayernit, e largoi kontratën e tij me agjentin Cezary Kucharsi, dhe nënshkroi marrëveshje me agjentin e tij të ri, Pini Zahavi. Israeli 74 vjet, aktualisht agjent i Lewas ishte ndërmjetësues në transferimin e Neymar në PSG dhe tani ka marrë misionin për t’a dërguar Lewan në Madrid.
Ky mision nuk do të jetë i lehtë sepse udhëheqësit e klubit Bavarez gjithmonë i kanë mbyllur dyert e largimit atij. Sport Bild raporton që Rummenigge, Hoeness dhe kompania e tij insistojnë që Lewandowski do të përmbushë kontratën e tij që ka deri në vitin 2021. Pa dyshim, do të jetë një mision i vështirë i tyre duke marrë parasysh se trajner i ri nga sezoni i ardhshëm do të jetë Kovac.
Lewandowski për shumë vite ka qenë ëndërra e Perez për të forcuar sulmin e ekipit por duket se më në fund ka filluar të ndërmarrë hapa të shpejtë për transferimin e tij duke e ditur që sulmi aktual i ekipi po kalon nëpër një formë të dobët, përvec Cristianos që mban i gjallë sulmin e ekipit Madrilen.