Portieri Brazilian Julio Cesar, aktualisht me skuadrën e Flamengos, zbuloi gjatë një interviste në programin ‘Seleçao Sportiv’ një bisedë interesonte që e pati me Mourinhon pas finales së kupës së konfederatave në vitin 2013.
Brazili fitoi 3-0 ndaj Spanjës në Maracana dhe Julio Cesar u zgjodh portieri më i mirë i turneut. Braziliani çmimin e fituar e festoi me bluzën e Casillas të veshur si shenjë nderi për atë që kishte bërë gjatë gjithë karrierës së tij.
”Kur shkova në dhomat e zhveshjes, pash një mesazh nga Mourinho në celular. Mesazhi ishte si në vijim: ‘Je i çmendur. Është Casillas ai që duhet të mbaje veshur bluzën tënde dhe jo ti të atij. Më kishte shkruajtur që me vetëm një dorë, unë pres më shumë se Casillas”, komentoi guardiani.
Pas finales, Casillas shkoi tek dhomat e zhveshjes së Brazil për të përgëzuar Julio Cesar. ”Iker erdhi tek unë për të folur dhe i thash që të ketë në mendje Mourinhon sepse është i vështirë për t’u përballur. Mourinhos i përlqen të flasë sy në sy me lojtarët që konsiderohen yje në ekipet që ai drejton,” vazhdoi Cesar.
”Je një portier i Serie C”
Për më tepër, zbuloi që Mourinho është një trajner shumë kërkues. ”Në vitin e parë, ishte gjenial, por në vitin e dytë ishte më i komplikuar. Futesha në fushë me frikën se mos bëj ndonjë gabim. Aty mendova: ose do e kaloj këtë ose karriera ime mbaron këtu. Në një stërvitje, Mourinho u afrua dhe më tha ‘je portieri më i mirë në botë, por sot je një portier i Serie C”.
Bluza e verdhë e Mourinhos
”Kishte një epokë në të cilën Mourinho dëshironte që të luaja me bluzën e verdhë, diçka që nuk ishte pjesë e ngjyrave të bluzave të portierit në atë sezon, sepse ishin të bardha, të zeza dhe gri. Më dha një bluzë të verdhë që ishte e stërvitjes dhe më tha që do të luaj me këtë bluzë. Mourinho tallej me mua në të gjitha mënyrat e mundëshme dhe më thoshte se kam frikë nga topi. Si përfundim, luajta edhe me bluzën e verdhë,” përfundoi Cesar.