Zinedine Zidane është paraqitur në konferencë për shtyp pas barazimit të sontëm ndaj Athletic Bilbaos 1-1 në Bernabeu. Tekniku Madrilen foli për këto tema:
Ndjenjat pas barazimit
”Nuk jam i lumtur me rezultatin, po me ndeshjen, sidomos në pjesën e parë, sepse kemi pasur raste. Në shtëpi, në La Liga, kemi pasur shumë ndeshje si kjo.”
A është lodhur ekipi?
”Nuk mendoj se ishte një motiv i lodhjes, por na mungonte rrjedhshmëria në fazën e fundit. Shkonim mirë, por u përqendruam shumë dhe luajtëm ndaj një ekipi që mbrohet mirë.”
Mendja në Bayernin?
”Po, sonte tashmë është e kaluar dhe kemi një javë për të përgatitur dhe luajtur ndeshjen e parë gjysmëfinale. Që nga e shtuna do të mendojmë për Bayernin, pasi në dy ditët e ardhshme kemi pushim.”
Cristiano, 12 ndeshje radhazi me gol
”Cristiano është mirë, por duhet të jemi të gjithë të lidhur me të.”