Ish lojtari Madrilen, braziliani Ricardo Kaka, ka dhënë një intervistë për portalin Italian TASportPress në të cilën përvec karrierës së tij ka folur edhe për kohën kur u largua nga Madridi duke thënë se u bë i lumtur kur u largua nga klubi Madrilen.
”Në vitin 2009 pranova propozimin e Real Madridit, por nuk ishte njejtë si në Milan. Isha krejtësisht i humbur. Të gjithë në Itali më donin ndërsa në Spanjë më dëshironin jashtë pasi nuk tregoja performancat sic kam bërë në Itali. Jose Mourinho ishte një trajner i vështirë për mua. Kishim një marrëdhënie të respektueshme por të komplikuar. Kur mendoja se ai do të më jap një rast, kjo nuk ndodhte kurrë.”, thotë Kaka për kohën në Madrid sa ishte trajner Portugezi.
”Unë nuk mund t’i dëshmoja që isha në formë të mirë. U stërvitesha, luftoja dhe lutesha shumë, por pa marrë besimin e trajnerit e kuptova se nuk mund të punoja me të. Isha shumë i lumtur pas largimit nga Reali dhe rikthimin në Milan, vecanarisht më vonë kur ndëgjova se Mourinho kishte thënë se unë isha njëri nga lojtarët më profesionistë që ai kishte stërvitur.”, vazhdoi Braziliani duke folur për mundësinë që kishte në Madrid t’i tregonte aftësitë e tij.
Kaka kishte luajtur në Madrid nga viti 2009 deri në vitin 2013, dhe në vetëm 85 paraqitje gjatë këtyre 4 viteve kishte shënuar 23 gola. Më pas ai u huazua nga klubi në Milan dhe një sezon më vonë u shit përfundimisht në Orlando City në MLS.