Karim Benzema priti në shtëpinë e tij në Madrid revistën ‘Vanity Fair’ dhe dha një intervistë në të cilën foli për karrierën e tij, sezonin aktual të komplikuar dhe për kritikat që po merr për shkak të mungesës së golave.
Cfarë tipi i lojtarit është Benzema?
”Unë? Në fushë nuk mendoj shumë. Eshtë sikur të kem një kompjuter në kokën time, para se të prek topin më duhet të shoh se cfarë mund të bëjnë të tjerët. Dhe niveli është nivel. Eshtë pjesë e futbollit.”
BBC?
”Tani rezultatet thonë që jemi të dobët…”
Kritikat
”Unë luaj futboll. Për të ndihmuar bashkëlojtarët e mi gjithmonë dhe për të fituar gjithcka. Ajo që nuk më pëlqen është se ata më sulmojnë kur luaj mirë edhe nëse nuk fitoj. Unë luaj për ata njerëz që e dinë se vlej në fushë. Ata që vijnë në stadium dhe më vërshëllejnë? Nuk do ti ndryshoj. Lojtarët e mëdhenjë gjithmonë kritikohen. Ne shesim gazeta. Nëse luaj një ndeshje të keqe më duhet të gjej gazetën për t’a lexuar.”
Mbështetja e bashkëlojtarëve ndaj teje?
”Jemi të gjithë miq. Por nuk mund të vendos që të shkojmë së bashku për darkë, jemi miq në punë.”
Puna dhe talenti
”I kam të dyja. Si 23 vjecar, në Madrid, e kuptova nëse nuk do t’a disiplinoja veten, do të duhej të kthehesha në Francë.”
Arritja në Madrid dhe raportet me Perez
”Ishte një ëndërr për të takuar një njeri si ai. I qetë dhe shumë miqësor. Më pyeti nëse dua të luaj në Madrid dhe u përgjigja po. I dhashë fjalën time. Dhe kjo është ajo. Eshtë me mua në momente të mira dhe të këqija. Unë e di se ai është presidenti im por për mua ai është si familja ime. E ndjej kështu. Kur ndodhi rasti me Valbuenan isha një ditë në burg, u ktheva në Madrid shumë i trishtuar. Florentino më priti në Valdebebas dhe më gja gjithë mbështetjen e tij.”
Cfarë duhet të bëj Benzema që tërikthehet në kombëtare?
”Unë? tani? Asgjë. Kam 30 vjet, dy fëmijë. Jam shumë i qetë këtu. Nëse keni nevojë për mua, e dini se ku jam.”
Pse nuk e këndon La Marsellesan?
”Nëse e dëgjoni mirë, La Marsellesa është thirrje për luftë. Kjo nuk më pëlqen.”