Anësori i Bayern Munich, Arjen Robben, beson se Bayern Munich mund t’a mposhtë Real Madridin në gjysëmfinale të Champions League dhe të arrijë finalen e Kievit.
”Një short i vështirë, ndaj kampionit të Champions League. Por ne mund t’i mposhtim ata dhe të marrim rrugën për në Kiev.”, tha Robben për AD.
Kjo eliminatore do të jetë më speciale për Holandezin i cili mbrojti ngjyrat e klubit Madrilen nga viti 2007 deri në vitin 2009 para se të largohej në drejtim të klubit Bavarez ndërsa ai shton disa fjalë rreth kësaj: ”Për tifozët kjo është një trajtim.”
Ndeshja e parë ndërmjet Bayernit dhe Real Madridi do të luhet në Allianz Arena më 25 prill ndërsa ndeshja kthyese në Bernabeu më 1 maj.