Ish trajneri Madrilen dhe aktualisht trajner i Newcastle United nga Premier League, spanjolli Rafa Benitez, ka analizuar shortin e gjysmëfinaleve të Champions League dhe ka shprehur haptazi dëshirën e tij që finalja e këtij sezoni në këtë kompeticion të luhet mes dy ish klubeve të tij, Real Madridit dhe Liverpooli.
”Në gjysmëfinale të gjitha ekipet kanë mundësitë e tyre. Liverpooli ka treguar të vërtetën dhe Bayerni vs. Real Madridi do të jetë një eliminatore e madhe.”, ishin fjalët e Benitez rreth shortit.
Ndërsa sa i përket finales së mundshme mes dy klubeve që i ka udhëhequr, Benitez u shpreh: ”Një finale ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit mund të jetë dhe mendoj se do të ishte shumë e këndëshme për të gjithë adhuruesit e futbollit.”