Daily Star raporton që Real Madridi dhe Manchester United janë duke planifikuar të bëjnë shkëmbimin më të madh të merkatos verore.
Koha e Bale në Madrid ka përfunduar dhe raportet jo të mira të Pogbas me Jose Mourinhon, thuhet se do të ndikojnë që dy lojtarët të shkëmbehen njëri me tjetrin.
Mourinho ka shfaqur interesim te vazhdueshëm për Uellsianin dhe forma jo e mirë e tij mund të ndikojë që Madridi të dorëzohet nga ai ndërsa Pogba duket se nuk po kalon në më të mirën e tij tek Djajtë e Kuq për shkak të raporteve jo të mira me trajnerin Portugez.
Ky shkëmbim do t’i pëlqente plotësisht presidentit Perez dhe padyshim se do të ishte shkëmbimi më i madh i merkatos së ardhshme verore.