Sipas mediave në Gjermani dhe në Spanjë, Real Madridi e dëshiron me cdo kusht Lewandowskin dhe Niko Kovac, i cili pritet të jetë trajner i Bayernit nga sezoni i ri, dëshiron të ketë lojtarin Madrilen, Omar Mascarell në klubin Bavarez që nga sezoni 2018/19.
Pini Zahavi, agjenti i sulmuesit Polak ka pranuar interesimin e Madridit dhe gjithashtu ka thënë se ekziston një transferim i mundshëm i tij në klubin Madrilen edhe pse duket një operacion i vështirë dhe shumë i komplikuar. Megjithatë, tani Zahavi nuk mund të jetë më i hapur për këtë temë sidomos pas interesimit të fundit të Niko Kovac për lojtarin e akademisë së Madridit, Omar Mascarell, i cili aktualisht po qëndron i huazuar në Eintracht Frankfurt.
Mesfushori i akademisë së klubit Madrilen, mund të jetë kyc dhe celësi për të lehtësuar arritjen e Lewandowskit tek klubi Mbretëor. Nëse Bayerni synon të sigurojë shërbimet e Mascarell, ata do të duhet të bisedojnë me Madridin gjithashtu për sulmuesin Polak.
Dy klubet kanë shumë marrëdhënie të mira me njëra tjetrën përkundër rivalitetit që kanë në Champions League, dhe këtë sezon do të përballen në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni. Kroos erdhi në Madrid në vitin 2014 nga Bayerni dhe James Rodriguez në sezonin e kaluar u huazua tek klubi Bavarez, me të drejtë blerje pas dy viteve.
Lewandowski duket se është zgjedhja e parë e Zidane për të forcuar sulmin e ekipit dhe Madridi do të bëjë gjithcka për të plotësuar dëshirën e Francezit, t’i sjellë në ekip sulmuesin që e kërkon klubi që nga sezoni 2012/13, kur i shënoi 4 gola atyre me fanellën e Borussia Dortmund.