Raportet mes Gareth Bale dhe Zinedine Zidane nuk po kalojnë në momentet më të mira. Uellsiani ishte zëvëndësues në dy ndeshjet e raundit të kaluar ndaj PSG-së, nuk luajti asnjë minutë në Torino ndaj Juventusit dhe luajti vetëm 45 minuta në ndeshjen kthyese ndaj tyre në Bernabeu.
Ndryshimi pas vetëm 45 minutave, i shoqëruar nga Casemiro për ti lënë rrugën Vazquez dhe Asensios, ishte shumë i dhimbshëm për Bale shpjegon Daily Mail. Mediumi Anglez raporton që zëvëndësimi i tij ishte një tjetër goditje për Bale nga trajneri Zidane dhe ai u largua nga ndeshja shumë i pakënaqur, por gjithashtu pohojnë se Bale ende vazhdon të besojë qëndrimin dhe se Real Madridi është vendi më i mirë ku mund të arrijë sukses pavarësisht interesimit të vazhdueshëm të disa ekipeve nga Premier League e Anglisë.
Ndërsa Isco, Vazquez dhe Asensio kanë filluar të jenë kyc për ekipin, Bale e ka humbur atë dhe të luajturit bashkë me Cristianon dhe Benzeman. Pavarësisht nga kjo Uellsiani mund të fitojë Championsin e tretë radhazi dhe përvec La Decimas, kontributi i tij në dy tjerat ka qenë më i vogël.