Nëse Zinedine Zidane pranon planin e tij, atëherë Cristiano Ronaldo nuk do të udhëtojë nesër në Malaga me pjesën tjetër të ekipit. Sulmuesi Madrilen në këtë mënyrë do të vazhdonte me planin e tij, të pajtuar me Zidane dhe për të cilin ka pushuar në ndeshjet ndaj Las Palmas, Espanyol dhe Leganes.
Prioriteti i Portugezit tani është i qartë në këtë fazë të sezonit dhe nuk është askush tjetër përvec Championsit, kështu që Madridi duhet të vazhdojë rrugën e tyre në La Liga pa liderin kryesor. Dhe, për t’u përgatitur ndaj Bayernit, ekip që do të përballet të mërkurën e ardhshme në gjysmëfinale të Champions League.
Pushimi vjen në një kohë kur Portugezi po kalon nëpër një formë të mirë. Ai shënoi në derbin Madrilen golin që i solli ekipit një pikë, ndaj Gironas shënoi 4 gola, tri dopieta ndaj: Eibar, Getafe dhe Alaves, një ndaj Betisit dhe 3 ndaj Sociedadit që nga 10 shkurti. Cristiano ka shënuar 15 gola në 7 ndeshjet e fundit në La Liga.
Pavarësisht se gjendet 6 gola larg Messit për Pichichin, Portugezi nuk e ka ndërmend të udhëtojë në Malaga pasi fokusi i tij kryesor mbetet ndeshja ndaj Bayernit dhe triumfi në Champions League për vitin e tretë radhazi.