Florentino Perez e kishte parashikuar shortin e gjysmëfinaleve të Champions League në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, para ndeshjes kthyese ndaj Juventusit në Bernabeu.
”E rëndësishme është të arrijmë finalen. Së pari imagjinoni se do të luajmë kundër Bayern Munich në gjysmëfinale, ndaj të cilit luajmë gjithmonë.”, kishte thënë Perez duke qeshur.
Shorti i sotëm i Champions League doli të jetë pikërisht kështu sic e parashikonte Presidenti para pak ditëve, dhe ekipi do të luajë ndaj Bayernit në gjysmëfinale të Championsit për këtë sezon.