13-vjeçarja Diana mund të quhet një mrekulli. Lutja e shokëve të klasës u dëgjua nga shqiptarët. Me pas jehoi në mbarë vendin, bëri bashkë 40 shkolla të Tiranës. Madje kapërceu kufijtë, preku zemrat e komunitetit shqiptar e mjekët e Zagrebit në Kroaci. Madje preku zemrën edhe e futbollistit të njohur të Real Madridit, Luka Modric, i cili posa ka dëgjuar për sëmundjen e vajzës Shqiptare, menjëherë ka shfaqur mbështetjen e tij për operacionin e saj.
Gjatë ditës së sotme, teologu Elvis Naci e ka konfirmuar se Diana ka përfunduar me sukses operacionin dhe ka publikuar një video ku shihet Luka Modric duke përshëndetur vajzën shqipëtare dhe duke i uruar shërim sa më të shpejt.
Ju ftojmë ta ndiqni videon e mëposhtme ku shihet Modric duke folur nga Madrid për vajzën shqipëtare: