Sami Khedira ka dhënë një intervistë për mediat Italiane rreth eliminimit nga Champions League dhe penalltisë së Vazquez që shkaktoi polemika të mëdha në fushë në minutat e fundit.
”Të qajmë dhe të kërkojmë arsye nuk ka dobi.”, janë fjalët që Khedira i thotë bashkëlojtarëve të tij.
‘‘Të luash në Bernabeu dhe të rikthesh ndeshjen është pothuajse e pamundur, e bëmë për 90 minuta, por nganjëherë ndeshjet nuk vazhdohen. Në fund ishim të trishtuar, dhe sot ende jemi të dëshpëruar.”, vazhdoi Khedira rreth eliminimit në cerekfinale.
Sa i përket ndeshjes ai shtoi: ”Ishte një ndeshje fantastike, askush nuk priste që ne të tregonim se jemi një nga ekipet më të mira në Europë. Ky është futbolli, por duhet t’a pranojmë atë dhe të urojmë Real Madridin që është një ekip i madh. Jemi krenarë për atë që bëmë, edhe pse nuk kemi pasur cmim.”
Në fund për penalltinë ai tha: ‘‘Sipas mendimit tim, për të akorduar një penallti në minutën e fundit duhet të jeni i sigurtë 100%. I kam shikuar fotot pas ndeshjes dhe e shoh gjyqtarin se nuk ishte i sigurt. Kishte pritur dy ose tre sekonda para se të akordonte penalltinë.”