Sot është hedhur shorti i gjysëmfinaleve të Champions League dhe Bayerni do t’a presë Real Madridin në gjysmëfinalen e parë në Allianz Arena.
Pas shortit, ka thënë disa fjalë trajneri aktual i Bavarezëve, Jupp Heynckes, i cili analizoi shortin.
”Do të jetë një eliminatore eksplozive, por nuk i frikësohemi atyre.”, thotë Heynckes.
”Janë dy ekipe që kanë një traditë të madhe në futbollin Europian, dy ekipe që e pëlqejnë lojën atraktive.”, vazhdoi trajneri veteran.
Sa i përket rikthimit në Bernabeu ai shtoi: ‘‘E njoh stadiumin Santiago Bernabeu si lojtar dhe si trajneri.”, ishin fjalët e Heynckes, i cili fitoi me Real Madridin trofeun e Champions League në vitin 1998.
Në fund ai foli edhe disa fjalë për Cristianon: ‘‘Së bashku me Messin janë dy lojtarët më të mirë në botë.”