Liverpooli, Bayerni e Romë, 3 ekipet të cilat janë kualifikuar për në gjysmë-finalen e Champions Leagues kanë humbur në heren e fundit kur janë përballur me ekipin tjetër poashtu të kualifikuar, Real Madridin.
Real Madridi u kualifikua për raundin tjetër në minutat e fundit të ndeshjes së dytë kundër Juventusit me një gol të Cristianos nga pika e penalltisë.
LIVERPOOL
Reali u përballë me Liverpoolin në fazën e grupeve të Champions Leagues në vitin 2014-të. Si në ndeshjen e parë ashtu edhe në atë të kthimit, Madrilenet arriten të fitojnë.
Cristiano në ndeshjen e parë në Anfiled shënoi një gol, i cili u konsiderua nga vëzhguesit teknik të UEFA-s, si goli më i mirë i Ligës së Kampionëve për atë edicion. Aksioni kaloi nëpërmjet këmbëve të Benzema, Pepes e James. Në atë kohë Salah nuk luante në ekipin anglez.
BAYERN MUNICH
Bayern Munich është një nga duelet më të përsëritura në historinë e Ligës së Kampionëve, e ashtuquajtura ‘Klasikja Europiane’. Para fitimit të së dhjetës dhe të së dymbëdhjetës, Madrilenet duhet të përballeshin me ekipin gjerman, të dyja herat përfunduan me fitore.
Sezonin e kaluar, Real Madridi e filloi ndeshjen e kthimit në Bernabeu me një rezultat të favorshëm pas fitores 1-2 në Allianz Arena. Megjithatë, në ndeshjen e kthimit, të dy ekipet shkuan në kohën shtesë. Ndeshja u zgjidh në minutën e fundit në sajë të dy golave të Cristiano Ronaldos (minuta 104 dhe 109) dhe Asensio (minuta 112).
ROMA
Konfrontimi i fundit mes Real Madridit dhe Romës daton në sezonin 2015/2016. Të dyja ndeshjet përfunduan me fitore të Madrilenëve.
Edhe ndaj Romës ishte Cristiano Ronaldo ai i cili shënoi një supergol, i cili u shpallë nga tifozet si më i miri i sezonit në Champions League.