Andrea Pirlo poashtu ka dhënë mendimin e tij në lidhje me polemikën e shkaktuar nga penalltia e mbrëmshme në ndeshjen Real Madrid vs Juventus në gjysmëfinale të Championsit. Lojtari Italian nuk la pa folur edhe për reagimin euforik të Buffon pas akordimit të penalltisë.
”A ishte penallti? Besoj se po, por e kuptoj Buffon, edhe unë do të bëja si i çmendur. Besoj se është e ekzagjeruar t’a quash këtë rast si një krim ndaj humanitetit sportiv, por duhet kuptuar që ajo ishte ndeshja e tij e fundit në Champions dhe ai shpresonte t’a fitonte,” komentoi Pirlo në prezentimin e ‘Natës së një magjistari’, ndeshje në të cilën ai do i jape fund karrierës së tij në San Siro me 21 Maj.
”Penalltia e Real Madridit mund të akordohej, por arbitri në disa raste mund edhe t’a evitonte”, vazhdoi Italiani duke folur për ‘La Gazzetta dello Sport’, ku mes tjerash shtoi që e kupton trishtimin e Juves, por i fton që të shohin me pozitivitet të ardhmen: ”Ky eleminim duhet të ketë pasoja, zhgënjimi do të vazhdoje, por pas pak ditësh kjo do të kaloje dhe Juventus do të shikoje për kampionatin dhe kupën e Italisë, ku nuk mund të gaboje. Jam ambasador i finales ndërmjet Milan dhe Juventus, kështu që nuk mund të kem ndonjë preferencë.