Keylor Navas nuk ishte në natën e tij mbrëmë ndaj Juventusit dhe ishte fajtori kryesor që Zonja e Vjetër shënoi golin e tretë nëpërmjet Matuidi.
Portjeri Madrilen nuk arriti që t’a kontrollojë mirë topin dhe i dha rastin Matuidit që të barazojë rezultatin e cerekfinales në 3 me 3. Pas këtij gabimi ai ishte i dëshpëruar dhe përvec që iu kërkoi falje bashkëlojtarëve në fushë, portjeri Madrilen ishte i dëshpëruar edhe në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes.
Të gjithë lojtarët po festonin kualifikimin në gjysmëfinale ndërsa Navas rrinte ulur i dëshpëruar. Nuk mungoi ngushëllimi nga dy kapitenët Ramos dhe Marcelo të cilët së bashku me Nachon shkuan t’a përqafojnë atë.
Video e mëposhtme e tregon më së miri këtë prapaskenë në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes: