Lexuesit e Marcas mendojnë në 57% që ishte penallti ndërhyrja e Benatias në Vazquez (në total 311 mijë votues) ndërsa në Itali këto shifra shkojnë edhe më shumë.
Eshtë e përditshmja Gazzetta dello Sport ajo që ka krijuar një anketë gjatë ditës së sotme me pyetjen se: A ishte penallti ndërhyrja e Benatias në Vazquez? dhe rezultati në Itali ishte më i mirë se në Spanjë ku 70% nga këta tifozë Italian që morrën pjesë në këtë anketë, votuan për po ndërsa 30% votuan për jo.
Në këtë anketë morën pjesë 19.000 votues dhe ajo po vazhdon ende por shumica e tifozëve të futbollit në të gjitha anketat e gazetave janë të mendimit se penalltia ishte vendim i drejtë nga gjyqtari Michael Oliver.