Medhi Benatia ishte shkaktari i penalltisë ndaj Lucas Vazquez, penallti që i solli kualifikimin Real Madridit në gjysmëfinale të Champions League.
Pas ndeshjes, Benatia foli për mikrofonat e Mediaset Premium rreth ndeshjes dhe penalltisë.
”Unë shkova rreth Vazquez dhe mora topin. Ai ra në tokë sepse nuk kishte asgjë tjetër në atë pikë. Ju mund të shihni se si topi kërceu në këmbën time dhe ndryshoi drejtimin. Akordimi i një penalltie si kjo është absurde.”
”Jemi të zhgënjyer, sepse luajtëm një ndeshje që donim dhe vitin e kaluar ndodhi e njejta me Bayernin.”
”Real Madridi është një klub i madh, por cdo herë kur ka një sfidë, ata marrin vendime dhe Cristiano shënon.”
”Jemi viktima të kësaj situate, por jemi shumë krenarë për atë që kemi bërë sonte.”
”Gjyqtari duhet të shpjegojë rregullat, sepse në qoftë se kapiteni nuk mund të flas me arbitrin pasi të akordohet një penallti, atëherë kush mund t’a bëjë atë’.’