Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, u shfaq para kamerave të Mediaset Premium, dhe diskutoi për rezultatin e ndeshjes ndaj Real Madridit.
”Ne kemi nevoj që sistemi VAR të arrij në Champions League, nuk mund të shkojë pa teknologji. Mendoni për penalltinë tonë në ndeshjen e parë, faullin në Cuadrado, ose humbjen e Milanit kundër Arsenalit, arbitrimin e ndeshjes Barcelona vs. Roma. Ne kemi teknologjinë për të shmangur këto gabime, gjyqtarët duhet të studiojnë këtë sistem sic e bëjnë në Itali.”
Agnelli foli edhe kundër Collinas që sipas tij po i dëmton ekipet italiane: ”Me kotësi po godet ekipet italiane, për të treguar paanshmërinë. Le të ndryshojmë kokën e arbitrave për cdo tre apo pesë vjet.”
Rreth kartonit të kuq të Buffon: ”Arbitri nuk dinte se si të menaxhonte situatën, nuk mendoi për konteksti. Kam qenë në një konfuzion të plotë.”
Sa i përket penalltisë: ”Nuk ishte penallti. Isha një mbrojtës dhe e di se cfarë ndodh në futboll. Teknologjia që kemi sot dhe mund ta prezantojmë atë, sepse nuk mund të lejojmë që gabimi të ndodhë në minutën e 92’të.”