Sergio Ramos nuk mund të përmbahej dot nga tribunat e stadiumit në ndeshjen e sontme ndaj Juventusit, dhe shkoi drejt tunelit të stadiumit për të ndjekur nga afër ndeshjen.
Por kjo mund të jetë fatale për të, pasi kapiteni Ramos mund të pezullohet për ndeshjen e ardhshme pasi këtë ndeshje nuk ka pasur të drejtë të jetë afër fushës dhe tunelit për shkak se ishte i pezulluar.
Sic raporton Marca, nëse gjyqtari i ndeshjes e shkruan që Ramos ishte afër tunelit, dicka që nuk ka pasur drejtë t’a bëjë, atëherë kapiteni mund të përballet me një tjetër pezullim për ndeshjen e ardhshme në Champions League.