Portjeri dhe kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon është paraqitur në konferencë për shtyp pas eliminimit nga Real Madridi në cerekfinale të Champions League. Legjendari Italian ishte i nervozuar dhe shprehu mllefin e tij ndaj gjyqtarit të ndeshjes që akordoi penalltinë për ekipin Madrilen në minutën e fundit të ndeshjes.
Krenaria
”Jam mirë, i lumtur dhe krenar me ndeshjen që kemi bërë, mbështetjen e bashkëlojtarëve. Kemi bërë dicka që dukej e pamundur dhe joreale. Një keqardhje që mbaron këtu, nuk ka qenë e drejtë. Ishte një e dhjeta ajo penallti.”
Aksioni i penalltisë
”Kam qenë shumë afër gjyqtarit kryesor dhe atij anësorë. Nëse ai ka cinizëm për të dhënë një penallti në minutën e 93’të ai nuk është njeri, është një kafshë. Ai u befasua dhe më dhuroi të kuqin. Gjyqtari nuk mund të ketë cinizëm të shkatërrojë ëndërrën e një ekipi në një aksion kaq të dyshimtë.”
Zemërimi
”Nuk do të gjykoj se cfarë ka parë gjyqtari. Nëse keni një veprim të kufizuar në minutën e 93’të, nuk duhet të keni cinizëm për të shkatërruar gjithcka që bëri një ekip në eliminatore. Ai dëshiroi të jetë protagonist në një eliminatore shumë të dyshimtë.”
Nëse do të ishte si gjyqtari
”Gjyqtari ka një shportë të mbeturinave në vend të zemrës.”
Më shumë kritika
”Doni të jeni protagonist ose nuk keni personalitetin e duhur, një qenie normale nuk do ta dëmtonte një ekip me një penallti si kjo. Kjo do të thotë që ai në vend të zemrës, ka një shportë të mbeturinave.”
Madridi
”I kam thënë edhe miqëve të mi, Ramosit, Madridi ka merituar të kalojë, por kur nuk keni personalitet, qëndroni në shtëpi me gruan tënde dhe hani patatina të skuqura dhe mos u ngarkoni me një ndeshje si kjo. E merituan kualifikimin, për mua është gjithmonë një nder të përballesh me këtë ekip, por sonte kemi merituar të paktën ndeshjen deri në vazhdime. Tani duhet të luajmë në Serie A, të paktën, të zemëruar.”