Zinedine Zidane u paraqit në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Juventusit. Tekniku Madrilen diskutoi për këto tema:
Një rezultat 0-3 a e ndryshon favoritin?
”Nuk do të ndryshojë asgjë. Eshtë një tjetër histori, një tjetër ndeshje. Cfarë ndodhi, ndodhi. Kemi një rezultat të mirë por ende ka 50% për të dyja ekipet. DUhet të bëjmë një tjetër ndeshje të madhe.”
Një finale Champions ndërmjet Madridit dhe Barcelonës?
”Ajo që më intereson është nesër. Mendojmë për ne, cfarë duhet të bëjmë dhe duhet të përpiqemi të luajm mirë për të kaluar eliminatoren. Pjesën tjetër e shohim.”
Si e sheh Benzeman?
”E shoh atë si gjithmonë. Me atë që thuhet, ndoshta ai vuan. Ai dëshiron të shënoj gola pak më shumë. Stërvitet mirë, është këtu, gjithmonë me bashkëlojtarët, i gatshëm dhe i përqendruar. Pastaj, sic ju thashë, ai dëshiron të shënoj më shumë gola dhe të jetë më mirë.”
Gjendja e Vallejo dhe mendimi për Casemiron?
”Kemi bërë një stërvitje të mirë dhe Vallejo gjithashtu mirë, nuk e ka mohuar. Ne do të shohim. Do të shihni nesër se kush do të luajë. Jemi pa probleme. Nëse kemi një problem, do t’i përshtatemi situatës, por tani për tani jemi gati.”
A është Madridi më i motivuar për Champions?
”Nuk kam shpjegim sepse ajo që duam, dhe gjithmonë kur fillojmë është të fitojmë gjithcka. Ky vit ka qenë rregullsia jonë që nuk ka qenë e mirë. Kemi pasur një kohë të vështirë, vecanarisht në golat, ku kishim momente të komplikuara dhe sot jemi më të mirë në gjithcka. Por nuk ka shpjegim. Nëse më pyetni, kujtesa mbresëlënëse për mua është të fitoj La Ligan sepse është më e vështirë, dhe ajo që dëshiron cdo lojtarë. Por ndonjëherë në sezon ka vështirësi. Dhe në Champions, kur ju shikoni historinë e klubit është impresionante dhe që askush nuk e ka arritur. Eshtë ajo që ka ky klub. Unë fola për pesë minuta për të thënë se nuk kam shpjegim.
Si ka ndryshuar ekipi aq shumë nga pjesa e parë e sezonit në të dytën?
”Mendoj se kur shënojmë jemi mirë, 3 apo 4 gola, këtu jetoni dhe keni besim më shumë. Nuk ka një moment. Ne dështuam dhe kishim një muaj që nuk shënonim. Tani momenti është i mirë, duhet të përfitojmë për të vazhduar këtë ecuri. Ne po luajm mirë, ne përshtatemi më shumë, kemi më shumë rregullësi në gjithcka.”
A do të ishte e pamundur të fitosh Championsin pa Cristianon?
”Nuk mendoj të luajt pa të, ne e kemi dhe jemi të lumtur. Ka shumë njerëz që kujtojnë Di Stefanon dhe është normale që shumë njerëz do t’a kujtojnë Cristianon. Ne duhet të përfitojmë që e kemi këtu. Ta gëzojmë që jetojmë me këtë lojtar.”
Futbolli Italian vuan kundër atij Spanjoll
”Mendoj se La Liga është shumë e mirë, cdo ndeshje është e vështirë, La Liga është shumë e fortë në Spanjë.”
Pse jeni i mërzitur me epitetin e favoritit që iu jepet në Champions?
”Nuk duhet të flasim për këtë. Sic më pyetni mua, unë përgjigjem, por e dimë se në futboll duhet ti respektojmë të gjithë. Me ndeshjen që luajtëm ndaj Atleticos, mund të humbasin gjithashtu. Kështu është futbolli. Duhet t’a respektojmë kundërshtarin, mund të ndodhë gjithcka, nëse jemi të përfshirë nga 1 në 90, kemi më shumë mundësi. Por duhet t’a tregojmë gjithmonë.”
Mund të jetë lamtumira Europiane për Buffon..
”Nuk mendojmë për këtë. E njoh atë, është një person i madh dhe një lojtar i madh, por nuk mendojmë në këtë, vetëm për ndeshjen. Dëshirojmë të fitojmë dhe të eliminojmë Juventusin. Nuk e di se cfarë do të ndodhë me Gigin, por ajo që ka bërë është madhështore.”
Si është e mundur që Madridi të jetë kaq i pamposhtur në Champions?
”Nesër kemi një ndeshje që duhet të tregojmë se jemi një ekip i madh, por nuk kemi fituar ende asgjë. Nuk e di nëse është përcaktimi ynë, dëshira jonë. Jemi një klub i madh, por gjithmonë ka ulje dhe ngritje. Kemi pasur probleme në La Liga dhe tani kemi rikuperuar lojën dhe golat. Futbolli gjithmonë është i njejtë. Ndonjëherë ju keni një ecuri të keqe, por duhet të kaloni pengesat dhe tani kemi më shumë ambicie për të vazhduar në këtë rrugë. Nuk duhet të mendojmë se kemi fituar dicka, pasi nuk është kështu.”
A është i vetëdijshëm ekipi që janë vetëm edhe 4 ndeshje deri në finalen?
”Ne kemi një nesër. Pastaj shohim. La Liga duhet të përfundojë mirë. Duhet të luftojmë për vendin e dytë dhe jemi në vendin e katërtë. Duhet të përfundojmë sa mirë. Nesër kemi një finale dhe pastaj nëse kalojmë, do të shohim se kundër cilës skuadër do të luajmë. Nuk mund të mendojmë më shumë se për nesër.”
Cfarë duhet të bëj Varane që të jetë Ramos në këtë ndeshje?
”Sinqerisht nuk mendoj se duhet të bëjë dicka të vecante, gjithmonë luan mirë. E rëndësishme është të vazhdojë si zakonisht. Varane duhet të vazhdojë në këtë nivel, po bën shumë mirë. Nuk duhet të bëj asgjë më shumë. Duhet të respektojë bashkëlojtarët dhe rivalët e tij.”