Teknikët e Juventusit do të përfitojnë nga ndeshja e dytë në Champions League ndaj Real Madridit, që të bisedojnë me presidentin Perez për të ardhmen e 4 lojtarëve Madrilen.
Sipas ‘La Gazetta dello Sport’, Zonja e Vjetër në ndeshjen e sontme do të vëzhgojë nga afër situatën e Isco, Kroos, Ceballos dhe Kovacic, lojtarë që i ka si prioritet për merkaton e ardhshme verore.
Prioriteti i tyre është Isco dhe mundësitë që mesfushori Madrilen të largohet nga Spanja janë të vogla duke ditur cmimin e tij të lartë dhe besimin që ka marrë nga trajneri Zidane.