Cristiano Ronaldo nuk mund të harrojë ish klubin e tij, Man UTD. Gjatë ditës së djeshme, lojtari i klubit Anglez, Marcus Rashford ka publikuar në rrjetin e tij social në Instagram një palë atlete të njohura ‘Nike Air Max 97 CR7’, të cilat ia ka dhuruar lojtari Madrilen.
”Faleminderit për dhuratën Cristiano.”, ishin fjalët që i kishte shkruar mbi foto Rashford.
Këto atlete janë një prodhim i kufizuar në botë dhe cmimi i tyre në Spanjë arrin deri në 180 euro.
Kjo ishte dhurata që i bëri Cristiano lojtarit të ish klubit të tij: