E ardhmja e Gareth Bale në Real Madrid është më e paqartë se kurrë. Uellsiani që ka humbur rëndësinë e tij në ndeshjet e mëdha të këtij sezoni, mund të mos vazhdojë në klubin Madrilen në vitin e ardhshëm, përkundër fjalëve të agjentit të tij, Jonathan Barnett, i cili i mohon ato thashetheme.
Në një intervistë për ESPN, Barnett siguron që Bale do të qëndrojë në Madrid: ”Bale e do Madridin dhe Madridi e do Bale.”, janë fjalët e tij.
Ndërsa sa i përket lajmeve për largimin e tij shtoi: ”Çdo gjë që thuhet për largimin e tij vjen nga njerëit që shkruajnë pa shqetësime nëse është e vërtetë apo jo.”