Giorgio Chiellini e ka bërë të qartë se ekipi i tij beson në rikthimin. Sa e komplikuar duket, mbrojtësi Italian nuk dorëzohet për këtë sfidë ndaj kampionit të Europës.
”Kemi nevojë për ekuilibër, sepse nuk mund të mendojmë për shënimin e 3 golave në 5 minuta. Por edhe diçka e çmendur: Do të doja që çdo tifozë të përkrah nga një lojtarë. Pastaj, nëse këta janë mirë, do të jemi të parët që do t’i përgëzojmë ata.”, tha Chiellini për televizionin e klubit, Juventus TV.
Italiani nuk harroi edhe rezultatin e ndeshjes së parë: ”Nuk kishim fat, përtej fuqive të rivalëve tonë. Gjatë shumë pjesëve të ndeshjes merituam barazimin pastaj përfunduam me një lojtarë më pak dhe gjithçka ishte më e komplikuar.”
Objektivi për Chiellinin është të jenë krenar: ”Nuk duhet të qajmë: shkojmë në Madrid të bëjmë një ndeshje të mirë. Të tregojmë se kjo skuadër ka një të ardhme në Champions, le të japim një sinjal. Dhe pastaj në futboll asnjëherë nuk i dihet.”