Santiago Bernabeu po përgatitet për një ndeshje speciale. Gjithmonë janë derbit ndaj Atleticos, të cilat kanë dhënë një motivim të madh Madrilenëve në vitet e fundit (Championsi. Por, përvec kësaj, është një moment i orës 22:00, në ndeshje e ndaj Juventusit.
Në ato momente, rreth orës 22:00, të martën, Cristiano e ngriti në këmbë në mënyrë madhështore qiellin e Torinos dhe gozhdoi golin e Gianluigi Buffon me një gol historik.
”Ndoshta goli më i mirë i karrierës time.”, ishin fjalët e Cristianos i cili ishte i lumtur pasi mori duatrokitje nga i gjithë stadiumi i Juves. Dhe pas këtyre ishte vet lojtari që i falënderoi ata: ”Do t’a mbaj atë përgjithmonë në zemrën time.”
Dhe Bernabeu e nderon nesër
Eshtë normale që nesër, nga momenti kur Cristiano do të fillojë ngrohjen para ndeshjes do të ndjejë ngrohtësinë e tifozëve. Portugezi, marrëdhëniet e të cilit me Bernabeun kanë kaluar nëpër ulje dhe ngritje, do të nderohet nesër nga 4 anët e stadiumit në të cilin ka shënuar shumicën e 446 golave me Real Madridin. Një listë që ai shpreson se do t’a rrisë në ndeshjen ndaj Atleticos. Dhe pasi nuk do të pushojë para ndeshjes kthyese ndaj Juventusit, objektivi i Portugezit është të ngritet më lartë në garën për trofeun e Pichichit. Gjendja e formës së lojtarit Madrilen e lejon atë të mbajë besimin se do të arrij të shpallet golashënuesi më i mirë i kampionatit.