Stadiumi i Juventusit kaloi një natë të trishtueshme në futbollin Europian. Edhe një tjetër stadium i njohur Europian iu dorëzua eksperiencës, forcës dhe madhështisë së Real Madridit të Zinedine Zidane.
Në dy vite si trajner i klubit, Zidane ka arritur që të fitojë dy Champions League dhe të pushtojë stadiumet më të njohura dhe më të vështira në Europë. Rasti i fundit ishte stadiumi i Juventusit, ekip që Madridi e mposhti 0-3 të martën në ndeshjen e parë të cerekfinales së Championsit.
Olimpico i Romës, Allianz Arena e Bayern Munich, San Paolo i Napolit, Parc des Princes i PSG-së, dhe..Juventus Arena i Juventusit, janë 5 stadiumet të cilat Madridi i ka pushtuar nën udhëheqjen e Zidane në kompeticionet Europiane.
Pas triumfit në Torino, ekipi i Zidane tani është me një këmbë në gjysmëfinale të Championsit. Por, gjithcka pritet të vendoset në ndeshjen kthyese në Bernabeu më 11 prill.