Gareth Bale është i zemëruar. Nga rrethanat e tij sigurojnë se duhet të jetë klubi ai që e vendos në treg pasi Uellsiani nuk dëshiron largimin.
Bale po kalon nëpër momentet më të vështira si lojtar i Real Madridit pas zëvëndësimit të tij në ndeshjet e Champions League. Përkundër kësaj, ambienti i tij këmbëngul që ai nuk planifikon të largohet në verën e ardhshme. Nëse largohet, atëherë do të ishte vendim i klubit (ka kontratë deri në 2022).
Uellsiani që erdhi në Madrid në vitin 2013, ka qenë i padiskutueshëm në formacionin e ekipit Madrilen për aq kohë sa ishte fizikisht mirë. Ancelotti, Benitez dhe Zidane e panë praninë e Bale në formacionin e tyre të panegociueshëm.
Por kjo ka ndryshuar më 14 shkurt, kur ai ishte zëvëndësues ndaj PSG-së në ndeshjen e parë, ndeshje në të cilën luajti vetëm 22 minuta (Isco ishte startues). E njejta gjë ndodhi në ndeshjen e dytë ku luajti vetëm 14 minuta (Asensio dhe Vazquez startuan). Dhe së fundi, në Torino situata e tij u përkeqësua edhe më shumë: Isco luajti startues dhe Asensio & Vazquez nga stoli, por Bale asnjë minutë. Zemërimi i tij u shfaq dukshëm në kamera dhe ato kapën momente edhe kur Bale nuk festonte golat e ekipit.
Titullar
Zidane i cili kërkon të mbajë atmosferën e mirë brenda ekipit do t’i jap atij vendin e titullarit në ndeshjen e së dielës ndaj Atleticos me fillim në ora 16:15, edhe pse ka munguar në ndeshjet më të rëndësishme të ekipit. Ndërsa brenda klubit ekziston frika që Bale të humbasë vlerën e tij pasi duke qenë një zëvëndësues në Champions League, cmimi i tij mund të pësojë rënie.