Cristiano Ronaldo është cdo ditë e më vendimtar në Real Madrid. Ai është ngritur në 33 vjet sikurse asnjë atlet tjetër. E vërteta është se Cristiano ka gjetur një pikë që deri më tani nuk e kishte arritur kurrë.
Zidane ka arritur ti jap atij hapësirën e nevojshme dhe sistemin që i përshtatet më së miri atij, duke harruar formacionin 4-3-3 dhe duke i dhënë një mënyrë të lojës në të cilën Portugezi ka më shumë hapësirë dhe më shumë topa për t’i goditur, cilësinë e tij të lartë, pasi tani ka shënuar në 10 ndeshje radhazi në Champions, dicka që nuk e kishte arritur askush në histori.
Me teknikun Francez, ai e kuptoi se duhet të pushojë, të ndalojë shënimin e 50 golave në sezon, por të cilësisë dhe jo të shumës që duhet shtuar. Teknikun insiston në vendosjen e Benzemas në krahun e tij. Dicka ka ndodhur, por gjëja themelore ka qenë hapja e fushës, rikuperimi i lojtarëve dhe kjo ka shumë të bëjë me praninë e lojtarëve si Asensio dhe Vazquez, të cilët kanë qenë titullar të padiskutueshmë, sjellim arritjen dhe topat në zonë.
Trupi i tij ka ndryshuar githashtu. Më i fortë, më shumë muskulor dhe rrjedhimisht më i shpejtë. Ai e ka kuptuar se nuk ka nevojë të vrapojë 50 metra për të dribluar një kundërshtarë. Mjafton të jetë në vendin dhe kohën e duhur. Numrat e thonë këtë: 39 gola, pa luajtur në 15 ndeshje këtë sezon dhe aktualisht golashënuesi më i mirë në Europë.
Ronaldo gjithashtu e ka kuptuar rëndësinë e grupit. Nevoja për t’u mbështetur tek bashkëlojtarët, për të kërkuar strehimin në grup në momentet e komplikuar. Gjesii. Festimi i supergolit ndaj Juventusit me bashkëlojtarët e tij e tregon më së miri këtë dhe e bën të qartë se tani Ronaldo e di se pa ta është vështirë të arrijë këtu ku është.
Mbi të gjitha, në javët e fundit ai ka gjetur një paqe shoqërore me udhëheqësit Madrilen nga të cilët pret lajme për të ardhmen e tij. Në Real Madrid janë të kënaqur me prezencën e tij dhe tani është koha që Portugezi t’a konfirmojë atë.