Kemi dëgjuar shumë raste kur golat analizohen nga analistët e njohur futbollistik por asnjëherë nuk kemi dëgjuar që golat të analizohen në shkolla të mësimit.
Gjatë ditës së sotme në media ka qarkulluar një foto ku shihet se në një lëndë mësimore të dinamikës është studiuar supergoli i Cristiano Ronaldos. Kjo ndodhi në shtetin e Libisë, ku profesori ‘Mohamed Abd El Karim’ vendosi që ta studiojë atë me nxënësit e tij.
Kjo foto e mëposhtme tregon më qartë mënyrën se si e studiuan ata supergolin e Cristianos ndaj Juventusit, që mahniti botën: