Miralem Pjanic i cili për shkak të pezullimit nuk luajti asnjë minutë në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit, ka dhënë një intervistë për Sky Sports në të cilën ka folur për ndeshjen kthyese, të mërkurën e ardhshme në Bernabeu. Mesfushori i talentuar boshnjak thotë se ata nuk janë dorëzuar ende.
Ndeshja kthyese
”Ka një ndeshje të dytë për t’u luajtur dhe duhet të shkojmë në Madrid për të bërë diçka që do të jetë shumë e vështirë, e cila është të fitojmë dhe të kalojmë në raundin tjetër, por nuk do të heqim dorë për shkak se në futboll mund të ndodhë çdo gjë.”
Humbja në Torino
”Ishte pak zhgënjyese dhe ishim të zhgënjyer me rezultatin, na vjen keq që kemi humbur në këtë mënyrë, por një ditë më pas trajneri na tha që duhet të vazhdojmë.”
Rastet në ndeshjen e parë
”Rastet ishin aty, ishim me presion dhe duke u përpjekur për të shënuar gola, por topi nuk deshi të hynte. Merituam të paktën një gol.”
Supergoli i Cristianos
”Cristiano ishte në një ditë të madhe dhe mund të bënte gjithçka, por treguam se mund të luajmë ndaj tyre. Mendoj se rezultati do të kishte qenë ndryshe nëse disa aspekte kishin shkuar në rrugën tonë.”