Mbrëmë në Juventus Stadium, ekipi zhvilloi stërvitjen e fundit para ndeshjes së sontme ndaj Juventusit në kuadër të cerekfinales së Champions League.
Të gjithë lojtarët me përjashtim të Nachos u stërvitën normalisht dhe do të jenë plotësisht të gatshëm për teknikun Zidane për ndeshjen e sontme.
Në stërvitje si gjithmonë u dallua Cristiano që me driblimet dhe akrobacionet e tij tërhoqi vëmendjen e të gjitha kamerave që po ndiqnin nga afër stërvitjen e kampionit të Europës.
Në videon që e kemi sjellur më poshtë shihet Cristiano duke treguar aftësitë e tij të mëdha akrobatike: