Giorgio Chiellini ishte lojtari që shoqëroi teknikun e tij, Massimiliano Allegrin në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Real Madridit. Mbrojtësi Italian foli për këto tema:
Eliminatorja
”Unë pres dy ndeshje shumë të njejta. Nuk mendoj se Real Madridit është favorit, nëse do të ishte kështu, ne do të qëndronim në shtëpi.”
A kërkon hakmarrje ndaj Realit?
”Hakmarrja nuk do të jetë në mendjet tona nesër, ne kemi momente pozitive dhe negative të Cardiffit së bashku me gjithcka tjetër. Nëse doni të arrini finale të Champions League ju duhet të luani ndaj ekipeve të mëdha si Real Madridit. Përvec ndeshjes në Cardiff, ne gjithashtu kemi momente të mira të luajturit ndaj Realit që është një nga ekipet më të mira dhe gjithmonë keni nxitje të madhe.”
Kualiteti i Real Madridit
”Ekziston shumë respekt për Real Madridin, por kjo nuk do të thotë që ne nuk mund t’i mposhtim ata. Ne respektojmë të gjithë kundërshtarët dhe kur mposhtni një ekip gjithmonë fitorja ndjehet mirë. Nesër do të provojmë të luajmë me qetësi.”
Dueli kundër Cristianos
”Një lojtar si ai i ka treguar cilësitë të gjithëve. Bën diferencën. Ronaldo githmonë do të shënojë ndaj të gjithëve. Real Madridi nuk është vetëm ai, por gjatë viteve ai ka luajtur mrekullueshme dhe bëri diferencën. Të mendosh për ta ndalur atë është mendjemadhësi, gjithashtu dhe fat. Diferenca mes fitores dhe humbjes nesër do të jetë e rëndësishme.”
A është Ramos më i miri në botë?
”Nuk po them vetëm unë por e gjithë bota: Ramos është qendërmbrojtësi më i mirë në botë. Nuk ka dyshim për këtë dhe ai e tregon në cdo ndeshje.”
Dallimi mes finales së Cardiffit
”Gjithcka ka ndryshuar në 10 muaj. Koha është e ndryshme për njëri tjetrin. Ajo që duhet të bëjmë është të mbajmë cilësitë tona duke treguar entuziazëm për ne dhe tifozët.”