Gerogina Rodriguez ka bërë të ditur se që prej lidhjes së saj të dashurisë me yllin portugez jeta e saj ka ndryshuar për të mirë.
” Sigurisht, marr shumë dashuri nga të gjitha anët dhe kam më shumë dashuri për të dhënë. I dalloj njerëzit në mënyrë të përsosur, ende i kam miq, miqtë e mi të mëparshëm” ka bërë të ditur Rodriguez për revistën javore XL Semanal.
E dashura e Cristianos tutje tregon se pasi u kuptua lidhja e saj me Portguezin, 8 apo 10 fotografë qendronin gjithmonë jashta dyqanit Gucci ku ajo punonte. Kjo sipas saj kishte bërë që shefi i dyqanit në fjalë ta përjashtonte nga puna.
“Kam pasur një kohë të keqe. Ata vinin në dyqan kinse janë klientë. Me pyesnin mua nëse ishte e vërtetë marrëdhënia ime me Cristiano”, është shprehur e dashura e Cristianos.
Ajo shpjegon se pas largimit nga Gucci, shkoi të punojë në dyqanin e Pradas në El Corte Inglés.
E pyetur se a ka qenë e frikësuar që Cristiano kishte tre fëmijë, Rodriguez u përgjigj duke thënë jo me arsyetimin se gjithmonë ka qenë e pjekur.
“Për mua që të kesh katër fëmijë nuk është barrë. Në të vërtetë nuk e imagjinoj jetën time pa fëmijët e mi”, ka deklaruar Rodriguez.
Georgina Rodriguez duke folur për zakonet në shtëpi, ka thënë se nuk shohin shumë lajme e poashtu shumë pak televizion.
“Ne gjithmonë hamë në heshtje ose vendosim një muzikë të vogël, shkojmë për një shëtitje ose shkojmë në palestër”, është shprehur ajo.