Zinedine Zidane është paraqitur në konferencë për shtyp pas fitores së sontme ndaj Las Palmas dhe ka analizuar në përgjithësi ndeshjen dhe gjendjen e lojtarëve para ndeshjes ndaj Juventusit.
Ndeshja
”Ndeshja nuk ishte e lehtë. Pas golit të parë ishte paksa më e lehtë. Mbi të gjitha, Las Palmas kishte nevojë për pikë. Ne kur shënojmë e shohim lojën më të lehtë dhe pjesa e dytë ishte një vajtje-ardhje. Në fund rezultati është i mirë për ne. Kemi shtuar tre pikë dhe ata që luajtën, shumë prej tyre nuk luajnë shpesh dhe jam i lumtur për lojën e tyre. Nuk ishte e lehtë pas një pushimi për të luajtur një ndeshje të tillë.”
Fitore para Championsit
”Po, ne erdhëm këtu për të marrë një rezultatë të tillë. Ne bëmë një pjesë të parë të mirë, shënuam. Ishte e vështirë për ta pas këtij goli. Kontrolluam ndeshjen dhe pjesa e dytë ishte pak më e cuditshme, me lojë para dhe kthim mbrapa. Një lojë pak e cmendur. Kishim raste, por nuk arritëm më shumë gola. Jam i lumtur për tre pikët.”
Gjendja e ekipit para ndeshjes ndaj Juves
”Jemi në një moment të mirë por kjo nuk do të thotë asgjë. E dimë se ishte një ndeshje, e kontrolluam mirë, fituam, shtuam, por tani duhet të mendojmë se ndeshja e së martës do të jetë krejtësisht ndryshe. Eshtë e rëndësishme të arrijmë me fitore por kjo nuk do të thotë asgjë. Ne do të duhet të shkojmë atje për të bërë një ndeshje të mrekullueshme. Nuk do të shkojmë të shikojmë, por e dimë se ndeshja do të jetë e vështirë. Tani shkojmë të pushojmë dhe të rikuperojmë të gjithë botën.”
Dëmtimi i Nachos
”Nuk e di, le të presim deri nesër për të shikuar testet. Ai nuk është i lumtur, nuk ësht i kënaqur. Si një masë paraprake u largua nga fusha. Eshtë prapa gjurit. Shpresojë se eshte dicka e vogël.”
Performanca e planit B
”Po, jam shumë i kënaqur. Vallejo, mbrojtësit qendror kanë qenë mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe pastaj edhe kontributi i Acharf. Dëmtimi i Nachos ishte lajmi më i keq. Kemi luajtur një ndeshje serioze me lojtarët që kanë luajtur më pak dhe nuk ishte e lehtë.”
Isco dhe shqetësimi i tij
”Ka pasur pak shqetësime dhe ka qëndruar në Madrid për të mos u rrezikuar.”
Bale
”Jam i lumtur për të dhe kjo është ajo. Shkojmë të vazhdojmë.”
A mund të jetë Bale startues ndaj Juves?
”Do ta shihni të martën. Jam vetëm i lumtur për të dhe kjo është ajo.”
A mund të largohet Marcos Llorente?
”Do të shohim. Për momentin është ky vit. Marcos Llorente ka pasur minuta këtë vit. Më pak se shumë lojtarë të tjerë dhe vitin e ardhshëm do të shohim. Për momentin ne mendojmë për këtë sezon që është më i rëndësishëm.”