Më në fund dëmtimet prekën edhe të pa-dëmtuarin deri më tani në karrierën profesionale, Nacho Fernandez.
Mbrojtësi Madrilen sonte ndaj Las Palmas u dëmtua në këmbën e tij të djathtë dhe u detyrua të largohej nga ndeshje për shkak të dëmtimit për herë të parë në karrierën e tij profesionale.
Ky dëmtim erdhi në kohën kur Nacho është në formën jetike dhe tashmë kishte siguruar biletën për në botërorin Rusia 2018 me kombëtaren e Spanjës.
Gjendja e tij në stol pas largimit nga fusha ishte tejet dëshpëruese dhe nga pamjet duket sikur ai po qan. Ju ftojmë ta ndiqni videon e mëposhtme që tregon më së miri dëshpërimin emadh të Nachos në stol pas largimit: