Skulptori i njohur, Emanuel Santos sot një vit më parë, më 29 mars 2017 kishte krijuar një bust të Cristiano Ronaldos dhe ishte kritikuar shumë për mos-përshtatjen mes bustit dhe lojtarit Madrilen.
Saktësisht një vit më pas, sot më 29 mars 2018, ai është rikthyer të shpjegojë se si shumë e kishin kritikuar atë për bustin e parë dhe tani ka krijuar bustin e dytë që i përngjan shumë Portugezit.
”Punova në aeroport dhe kam dëgjuar se do të ndryshohet emri në Cristiano Ronaldo dhe fillova të krijoja atë bust. Kështu filloi e gjitha.”, thotë skulptori.
”Njerëzit filluan të thërrasin në shtëpinë time duke thënë: A e keni parë këtë? A po dicka tjetër?, vazhdoi ai. Ndërsa gruaja e tij shfaqet në video duke qarë dhe duke thënë: Më kujtohen këto ditë që ishin të vështira.”
Në këtë foto të mëposhtme keni krahasimin mes bustit të parë dhe të dytit që ka krijuar skulptori Emanuel Santos: