Tashmë jemi në vitin 2018 dhe shumë analistë sportivë pothuajse kanë përfunduar të gjitha analizat e tyre me vitin e kaluar 2017 në futbollin botëror, por është e përditshmja ‘AS’ ajo që na rikthen sërish në vitin e kaluar duke shkruar një raport për 20 klubet futbollistike që kanë përfituar më së shumti në vitin 2017. Real Madridi nuk është më lider pasi për vetëm 1.7 milionë euro më shumë, Manchester United i ka rrëmbyer vendin e parë.
Këto janë 20 klubet që kanë përfituar më së shumti në vitin 2017 sipas ‘AS’:
– Manchester United (676.3 milionë euro)
– Real Madrid (674.6 milionë euro)
– Barcelona (648.3 milionë euro)
– Bayern Munich (587.8 milionë euro)
– Manchester City (527.7 milionë euro)
– Arsenal (487.6 milionë euro)
– Paris Saint-Germain (486.2 milionë euro)
– Chelsea (428 milionë euro)
– Liverpool (424.2 milionë euro)
– Juventus (405.7 milionë euro)
– Tottenham (355.6 milionë euro)
– Borussia Dortmund (332.6 milionë euro)
– Atletico Madrid (272.5 milionë euro)
– Leicester City (271.1 milionë euro)
– Inter (262.1 milionë euro)
– Schalke (230.2 milionë euro)
– West Ham (213.3 milionë euro)
– Southampton (212.1 milionë euro)
– Napoli (200.7 milionë euro)
– Everton (199.2 milionë euro).