Isco mbrëmë shënoi hattrick në fitoren e Spanjës ndaj Argjentinës me rezultat 6-1 në stadiumin Wanda Metropolitano.
Pas ndeshjes, mesfushori Madrilen u shpreh shumë i lumtur me golat dhe fitoren por edhe kritikues ndaj klubit të tij, Real Madridit për arsye se nuk po i jep minutat e duhura.
Fitorja
”Kemi shumë meritë për këtë. Nuk ka qenë një ndeshje e lehtë, e kemi ditur që do të jetë vështirë dhe ata ishin shumë agresiëve. Jemi duke krijuar një kombëtare shumë të mirë, me shumë të ardhme, një ekip kompakt dhe nuk duhet të harrojmë që kjo është një përgatitje për Botërorin. Kemi shumë përulësi dhe punë përpara nesh.”
Besimi
”Po, shumë i lumtur. Kur një futbollist nuk ka përparësi apo vazhdimësi në ekip, ndeshjet e Kombëtares na japin jetë. Kam besimin e trajnerit këtu, jam ende shumë i emocionuar të punojë, për t’u përmirësuar, për të qenë titullar në ekipin tim dhe në kombëtare. Kam të njejtin motiv si në fillim dhe dua të tregoj vlerat e mia.”
Julen Lopetegui
”Më ka treguar besimin me minuta, me ndeshje. Në Madrid nuk e kam besimin që një lojtarë ka nevojë, ndoshta problemi është që jam në një ekip me futbollista të mirë. Dëshiroj t’i tregoj trajnerit se mund të llogarisë në mua.”
Hattricku
”Eshtë hera e parë që po e bëjë. Do t’a mbaj topin në shtëpi.”